Zjarret vërshojnë anembanë vendeve turistike e të banimit në Shqipëri

15/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Tre zjarre përfshinë të hënën (14 korrik) zonat jugore të Vlorës, Fierit dhe Kavajës. Nxitur nga erërat e forta, flakët dogjën hektarë të tërë pyjesh dhe ullinjsh dhe shkatërruan një numër shtëpish. Një person mori djegie dhe policia arrestoi një tjetër të dyshuar për zjarrvënie. Në fshatin bregdetar Darzezë të Fierit, një hotel dhe tre shtëpi u kapën nga flakët duke i detyruar banorët e turistët të evakuoheshin. (Shekulli, Top Channel, Klan - 14/07/08)