Shqipëria do të futë pasaportat biometrike dhe kartat e ID deri në shkurt

15/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Ministri i brendshëm Bujar Nishani njoftoi të hënën (14 korrik) se shqiptarët do të marrin kartat e reja elektronike ID dhe pasaportat biometrike deri në shkurt. "Ne jemi gati të nisim lëshimin e këtyre dokumenteve të rëndësishme në krye të vitit tjetër dhe ato do t'i duhen çdo shtetasi që kërkon të ketë një dokument zyrtar nga institucionet e shtetit," tha Nishani gjatë një takimi të komitetit parlamentar për integrimin. Kushti i ID elektrronike dhe pasaportave biometrike është midis detyrave që Shqipëria duhet të përmbushë për të plotësuar përcaktimin e Komisionit Evropian të zgjedhjeve demokratike dhe lëvizjes së lirë të njerëzve jashtë vendit. (BalkanWeb, Klan, Top Channel, Alsat - 14/07/08)