15/07/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Ligjbërësit me shumicë miratuan të hënën (14 korrik) një rezolutë në mbështetje të përpjekjeve nga komunitetet greke e turke në Qipro për të ribashkuar ishullin e tyre të ndarë. Rezoluta i kërkon qeverisë belge të inkurajojë krerët grek e turq qipriotë të nisin bisedimet e drejtpërdrejta të ribashkimit si edhe të kontribuojnë në një klimë besimi e respekti reciprok. Ligjbërësit belgë po ashtu përshëndetën emërimin e ish ministrit të jashtëm australian Aleksander Douner si i dërguar i ri i OKB-së në Qipro. (CNA, Philelefteros, Politis, ANA-MPA - 14/07/08)