Gruevski i kërkon Greqisë të njohë pakicën maqedonase

15/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski i dërgoi një letër homologut të tij grek Kostas Karamanlis të hënën (14 korrik) duke i kërkuar atij të njohë pakicën maqedonase në Greqi. Gruevski i kërkoi Karamanlisit të zgjidhë përfundimisht "gabimet historike të së kaluarës", të cilat, sipas tij, do të përmirësonin lidhjet midis të dy vendeve. Ai do që pakica maqedonase të marrë arsim në gjuhën e vet amtare, të lejohet të ruajë kulturën dhe traditat e veta dhe të përdorë gjuhën e vet në institucionet qeverisëse lokale në zonat e populluara më shumë nga maqedonas.

Të martën, Karamanlis u përgjegj duke thënë se Athina nuk ka ndërmend të diskutojë çështje të tilla të cilat ai tha se janë jashtë gamës së përpjekjeve në vazhdim për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin midis të dy vendeve. (Kathimerini, Makfax, Dnevnik, Vecer - 15/07/08; ITAR-TASS, Makfax, Kathimerini, ANA-MPA, In.news - 14/07/08)