15/07/2008
ANKARA, Turqi -- Ushtria thotë se trupat turke kanë vrarë 22 vetë të Partisë terroriste të punëtorëve të Kurdistanit (PKK) gjatë pesë ditëve të fundit në një operacion në juglindje të vendit pranë kufirit me Irakun. Të hënën (14 korrik) ushtria tha se dy trupa turke dhe tre luftëtarë të PKK u vranë në përleshjet në krahinën Sirnak. Avionët turq goditën për orë bazat e PKK atje dhe në krahinën lindore të Hakarit. Një grup prej 40 militantësh të PKK që orvateshin të kalonin kufirin ranë në zjarrin e avionëve F-16, sipas së përditshmes Sabah. Pas bombardimit, ushtria nisi një goditje artilerie dhe thuhet se kapi një numër të madh eksplozivësh dhe armësh nga bazat e PKK. (BBC, Sabah - 15/07/08, Hurryiet, Reuters, Anadolu news agency - 14/07/08)