15/07/2008
ANKARA, Turqi -- Vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese në rastin e mbylljes kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) nuk do ta destabilizojë vendin, pasi Turqia është mjaft e fortë për të trajtuar një situatë të tillë, tha të hënën (14 korrik) kreu i gjykatës Hasim Kiliç. "Ne nuk po na vjen fundi i botës. Ky vend ka mbijetuar kaq shumë gjëra. Institucionet e Turqisë po përmbushin detyrimet e tyre, kështu që askush nuk ka pse bëhet merak," u tha Kiliç gazetarëve. Ndërsa refuzoi të njoftojë një datë për vendimin, nënkryetari i gjykatës, Osman Paksut tha se rasti mund të përfundonte deri nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit. AKP ndeshet me akuza për kërcënimin e karakterit sekular të Turqisë. (Hurryiet, Anadolu news agency, Sabah, Zaman - 15/07/08)