Dodik i RS sulmon televizionin shtetëror të BiH

15/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik akuzoi për anëmbajtje të hënën (14 korrik) televizionin shtetëror të BiH, BHT dhe tha se shtetasit e RS nuk duhet të paguajnë taksa për të. Ai e përshkroi atë si organizatë të medies me një sjellje politike se sa profesionale. Dodik shprehu zëmërim rreth një raporti të BHT rreth shërbimeve përkujtimore të së shtunës për viktimat serbe boshnjake gjatë luftimeve të 1992-1995 në Bosnjen lindore dhe për komentet e gazetarëve të BHT mbi një numër pjesëmarrësish që mbanin flamuj e parulla ushtarake e kombëtare serbe. Në vitet e fundit, RS ka përkujtuar në 12 korrik vdekjet e rreth 3,500 ushtarëve serbë boshnjakë ndërsa muslimanët mbajnë një ceremoni në 11 korrik në nderim të rreth 8,000 burrave e djemve të vrarë në masakrën e Srebrenicës. Drejtuesit e BHT thonë se do të shqyrtojnë përmbajtjen e raportimit. (Dnevni Avaz, RTRS, SRNA, Makfax, Tanjug - 14/07/08)