14/07/2008
ATHINË, Greqi -- Një tren pasagjerësh u përplas me vagonat e mallrave të hënën herët (14 korrik) duke plagosur makinistin e trenit dhe 15 pasagjerë, raportoi media. Kjo ndodhi në qarkun e Fotiotidës në Greqinë qendrore. Treni i pasagjerëve nisur nga Selaniku për Athinë goditi vagonat e shkëputur nga një tren mallrash. Disa qindra pasagjerë u desh të evakuoheshin e të transportoheshin me autobuzë në Athinë. Autoritetet mbyllën linjën hekurudhore Selanik-Athinë. Policia arrestoi dy makinistë të trenit të mallrave lidhur me aksidentin. (SKAI, ANA-MPA, Naftemporiki, In.news - 14/07/08)