Rupel i Sllovenisë pesimist rreth tempit të pranimit të Kroacisë në BE

14/07/2008

PARIS, Francë -- Ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel tha të dielën (13 korrik) se Kroacia mund të hapë të gjithë kapitujt negociues me BE deri në vjeshtën e vitit tjetër por mund të mos i mbyllë ato të gjitha. Mënjanë një nisme në Paris për të ngritur një bashkim të vendeve mesdhetare, Rupel tha se Sllovenia nuk e ka bllokuar kurrë dhe nuk synon të bllokojë përpjekjen e BE të Kroacisë fqinjë. "Unë shpresoj se Kroacia vazhdon siç filloi; unë bile shpresoj se ajo po rrit përgatitjet për në BE. Ka mjaft punë për të bërë," tha ai. (HINA, HRT, Javno.com - 13/07/08)