Jeremiç thotë se Serbia mund të rishikojë planin e veprimit në Kosovë

14/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç tha në një intervistë të hënën (14 korrik) se plani i Serbisë për të tërhequr ambasadorët e vet nga vendet që njohin pavarësinë e Kosovës, mund të rishikohet. "Ne do të rishikojmë zhvillimet me qëllim që të optimizojmë praninë tonë diplomatike. Në këtë moment, nuk ka vendim mbi rishikimin e planit të veprimit. Por, unë e përsëris, ne do të analizojmë me dinamizëm rrethanat," i tha Jeremiç gazetës me bazë në Beograd, Blic. (Blic, RTRS, SRNA, B92, Tanjug - 14/07/08)