14/07/2008
PRISHTINË, Kosovë --UNDP akuzoi qeverinë të dielën (13 korrik) për dështimin e marrjes së masave për të ndihmuar kthimin e serbëve të zhvendosur qëkur ish krahina serbe shpalli pavarësisnë në 17 shkurt. Sipas UNDP, vetëm tre serbë janë kthyer në Kosovë në gjashtë muajt e fundit. Mijra familje serbe duan të kthehen. "Ne duhet të depolitizojmë procesin e kthimit dhe të gjejmë një rrugë për të siguruar 30 milion euro të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të paraqitura. Aktualisht, UNDP mund të mbulojë shpenzimet për ndërtimin e vetëm 20 shtëpive," tha Kim Veting, menazher i programit të kthimit të UNDP. Ministria e Kosovës për kthimet dhe komunitetet thotë se duhen fajësuar kriteret e rrepta të UNDP.
Në lajme të tjera, OJQ Cohu thotë se procesi i licensimit dhe akreditimit të institucioneve të larta të arsimit privat në Kosovë është përzjerë me korrupsion. Cohu akuzoi gjithashtu drejtpërsëdrejti ministrin e arsimit Enver Hoxhaj për shkelje të ligjit mbi akreditimin e universiteteve private. Tre ditë më parë, Këshilli Britanik për Akredititmin lëshoi një raport që thoshte se sipas ligjit të arsimit të lartë, Agjensia e Akreditimit e Kosovës dhe jo ministria e arsimit është përgjegjëse për vlerësimin dhe akreditimin e universiteteve private në Kosovë. (Koha Ditore, Zeri, Lajm, Express - 14/07/08)