14/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi tha të dielën (13 korrik) se e ardhmja e shqiptarëve është jo në një Shqipëri të madhe po brenda një Evrope të madhe, duke hedhur poshtë edhe një herë zërat se ai mbështet një vizion që lidh popullsitë shqiptare të rajonit. "Shqipëria, si Kosova dhe Serbia, ka projektuar të ardhmen e saj në BE dhe NATO. BE është një familje që të gjithë vendet duhet të kenë një të drejtë të barabartë për t'u bashkuar me standarde të kompletuara, dinjitetin dhe identitetin e tyre," i tha Topi agjensisë së lajmeve Beta me bazë në Beograd. Sa për lidhjet me Serbinë, Topi tha se Shqipëria do "marrëdhënie përfituese të ndërsjellta". (Top Channel, Blic, B92. Beta news agency, Netpress - 14/07/08)