SHBA u jep grekëve regjim të lirë vizash udhëtuese

14/07/2008

ATHINË, Greqi -- Raportet e medias lokale sugjerojnë se shtetasit grekë do të jenë shpejt në gjendje të udhëtojnë pa vizë në Shtetet e Bashkuara, sapo të kompletohen bisedimet që përfshijnë Greqinë në Programin e Heqjes së Vizave të SHBA deri nga fundi i korrikut. Sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs dhe ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis ranë dakord mbi çështjen gjatë një takimi në 24 qershor në Berlin, raportoi të shtunën (12 korrik) e përditshmja Ta Nea. Bisedimet priten të rezultojnë në hartimin e një memorandumi mirëkuptimi i cili do të shkojë në parlamentin grek për ratifikim. Deri tani, një mosmarrëveshje lidhur me aksesin ndaj të dhënave personale të atyre me lidhje të dyshuara me organizatat terroriste, ka penguar bisedimet. Greqia thuhet se këmbëngul që memorandumi i mirëkuptimit nuk do të aplikohet më gjatë pas përfundimit të një marrëveshjeje lidhur me këtë midis Shteteve të bashkuara dhe BE. Greqia është i vetmi nga 15 vendet e para anëtare të BE shtetasit e së cilës kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. (In.news, Ta Nea, Kathimerini, ANA-MPA - 12/07/08)