Zyrtari i SHBA thotë se Karaxhiç dhe Mlladiç qenë në Serbi

14/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Qeveria e SHBA ka informacion që konfirmon se Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç qenë në Serbi, tha të hënën (14 korrik) ambasadori shëtitës i SHBA për çështjet e krimeve të luftës, Clint Williamson në një intervistë me gazetën me bazë në Sarajevë, Oslobodjenje. Williamson tregoi se arrestimi i dy të arratisurve dhe transferimi i tyre në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë varet më së shumti nga gadishmëria e autoriteteve të Serbisë për të bashkëpunuar. "I gjithë informacioni që ne kemi marrë kohët e fundit na bën të besojmë se Ratko Mlladiç ishte në territorin serb dhe se ka shenja të forta që Karaxhiç ishte gjithashtu në territorin e Serbisë," tha Williamson. Ai shtoi se dështimi për të zgjidhur këtë çështje shpejt do ta bënte atë një burim të paqëndrueshmërisë rajonale. (Oslobodjenje, Netpress, B92, Mondo - 14/07/08)