13/07/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentin Fatmir Sejdiu në 21 korrik në Uashington, lajmëroi Shtëpia e Bardhë të premten (11 korrik). Kjo do të jetë vizita e parë e Thaçit dhe Sejdiut në Shtëpinë e Bardhë si drejtuesit e shtetit të ri, që deklaroi pavarësinë e tij të njëanëshme në 17 shkurt. (DPA, Xinhua - 11/07/08)