Dy çminues vriten nga shpërthimi i minës në qendër të BH-së

13/07/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Dy çminues vdiqën të shtunën (12 korrik) kur një minë e mbetur nga lufta e viteve 1992-1995 shpërtheu në qendrën e qytetit Maglaj, lajmëroi policia. Dy javë më para, një incident i ngjashëm vrau dy njerëz të cilët po prisnin dru në veriun e BH-së. Sipas zyrtarëve, minat e vjetëra shtrihen në rreth 1,755 kilometra katrorë ose 3.4% të territorit të BH-së. (AFP, RTRS, SRNA, Dnevni Avaz - 12/07/08)