13/07/2008
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- OJF-ja me qendër në Berlin, Transparency International, lajmëroi të premten (11 korrik) se po mbyll përkohësisht zyrën e saj dhe po tërheq stafin e saj nga BH për arsye sigurie. "Është një nga të paktat herë në historinë e Transparency International që një zyrë kombëtare është frikësuar deri sa të pezullojë operacionet," u shpreh drejtori i menaxhimit Kobus de Swardt. Ai pretendoi se organizatës ju bë presion mbasi kryeministri i Republikës Srpska Milorad Dodik akuzoi punonjësit e TI për përfshirje në shantazh dhe krimin e organizuar.
TI inatosi zyrtarët e RS-së mbasi vitin e kaluar kritikoi mungesën e transparencës në disa marrëveshje privatizimi dhe konçesioni në entitetin boshnjak serb dhe kërkoi deklasifikimin e të gjitha informacioneve të lidhura me to. (Reuters, RTRS, SRNA, Transparency International website, Makfax - 11/07/08)