13/07/2008
ANKARA, Turqi -- Ish-kryeministri Abdullatif Sener, një anëtar themelues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që është në qeverisje, u largua nga partia të premten (11 korrik). Sener i tha gazetarëve mbas një mbledhje në Bordin Qendror Ekzekutiv të AKP-së se ai po ndahet nga partia. Sener lajmëroi më herët qëllimin e tij për të formuar një parti të re me ish-anëtarin e AKP-së Ertugrul Yalcinbayir. Analistët politikë parashikojnë se partia e re e Sener mund të tërheqi disa votues të AKP-së. (Hurriyet, Turkish Daily News, APA - 11/07/08)