13/07/2008
SHKUP, Maqedoni -- Shtatëmbëdhjetë etnik shqiptarë morrën 192 vjet dënim me burg të premten (11 korrik) për akuza terrorizmi. Të 17 përfshinin një me kombësi shqiptare dhe tre kosovarë. Ata u përballën me akuza për sulm të armatosur kundër policisë, përgatitjen e një akti terrorist dhe mbajtjen e armëve. Policia arrestoi 13 nga ata mbasi organizoi Operacionin Furtuna Malore në nëntorin e kaluar në fshatin e Brodecit. (Makfax, A1, Kirilica - 11/07/08)