ICTY lëshon përkohësisht ish-ministrin serb të mbrojtjes Ojdanic

13/07/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e krimeve të luftës të Hagës (ICTY) lajmëroi të premten (11 korrik) se po i jep lirimin e përkohshëm ish-ministrit serb të mbrojtjes Dragoljub Ojdanic midis 18 korrikut dhe 12 gushtit. Lirimi humanitar do të detyroj një mbikqyrje 24-orë. Ojdanic është ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave. Ai po përballet me gjyqin së bashku me ish-presidentin serb Milan Milutinovic, ish-zëvendës kryeministrin e Jugosllavisë Nikola Sainovic dhe ish-gjeneralët e ushtrisë dhe policisë Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic dhe Sreten Lukic për internimin, vrasjen dhe persekutimin e etnikëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999. (Tanjug, B92 - 12/07/08)