Kryeministri Gruevski prezanton qeverinë e re të Maqedonisë

13/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Drejtuesi i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikola Gruevski prezantoi të premten (11 korrik) anëtarët dhe programin e qeverisë së re në vend, të cilën ai do ta drejtojë mbas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme të 1 qershorit. VMRO-DPMNE fitoi bindshëm, duke siguruar 63 nga 120 vendet në parlament.

Ndërkohë, në qytetin e Prilep, një parti e re u shfaq të shtunën. Drejtuesi i Partisë së Demokratëve të Bashkuar të Maqedonisë (PODEM) është Zivko Jankulovksi, me origjinë nga Partia e Re Social Demokratike (NSDP). Ai u shpreh se PODEM do të ketë një orientim të qendrës së majtë.

Në lajmet e tjera, mijëra maqedonas, duke përfshirë Gruevskin, u mblodhën të premten në Shkup për të mirëpritur ministrin e brendshëm Ljube Boskovski. Ai fitoi të enjten pafajsinë nga gjykata e krimeve të luftës të Hagës (ICTY). (A1, Makfax, MIA, Sitel, MIA - 12/07/08; AFP - 11/07/08)