11/07/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryetarët e parlamenteve të nivelit shtetëror dhe të njësive të BiH ranë dakord të enjten (10 korrik) të rritin bashkëpunimin për të siguruar miratimin më të shpejtë të ligjeve dhe angazhimeve në kuadrin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE. Kryetari i parlamentit të Republika Srpska, Igor Radojiçiç i cili kishte nismën e takimit tha se kjo ishte e para konferencë e tillë që nga viti 2001. Ai tha se ishte koha që institucionet kryesore legjislative të diskutonin të ardhmen dhe të forconin bashkëpunimin. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 11/07/08)