Karamanlis i Greqisë propozon paktin e emigracionit dhe azilit të BE

11/07/2008

ATHINË, Greqi -- Kryeministri Kostas Karamanlis propozoi të enjten (10 korrik) ngritjen e një pakti të BE mbi emigracionin dhe azilin me një theks të posaçëm në të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe masat për t'ju drejtuar trafikut të emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Karamanlis nënvizoi rëndësinë e zbatimit të një sistemi evropian për mbikqyrjen e kufijve dhe një rrjet patrulle evropiane, në një konferencë shtypi pas takimit në Athinë me homologun e tij spanjoll Jose Luis Zapatero. (ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki, Reuters - 10/07/08)