11/07/2008
SOFJE, Bullgari -- Partitë e opozitës kanë rënë dakord të ngrenë një mocion të përbashkët mosbesimi kundër qeverisë bazuar në dështimin e saj për të përmbushur standardet e anëtarësimit në BE, tha të enjten (10 korrik) bashkë-kryetari i Bashkimit Popullor Bullgar, Stefan Sofjanski. Arsyeja kryesore për mocionin është dëmi që vjen nga mospërthithja e fondeve strukturore evropiane. Brenda një viti e gjysmë e anëtarësimit në BE, Bullgaria ka humbur mbi 1 miliard euro për shkak të paaftësisë dhe nuk ka garanci për rimarrjen e fondeve në muajt e ardhshëm, tha Sofjanski. Opozita shpreson të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për ta paraqitur mocionin brenda dy javësh. (24 hours, Dnevnik - 11/07/08, BTA, BTV, Mediapool, BNR - 10/07/08)