Presidenti shqiptar kërkon t'i jepet fund korrupsionit në administratën shtetërore

11/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi i kërkoi të enjten (10 korrik) Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive (ILDKP) të verifikojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve qeveritarë mbajtur në bankat jashtë vendit. "Ka kardhur koha për një periudhë të re, ajo e distancimit të qartë të shtetit nga çdo zyrtar i korruptuar dhe zyrtarët me pasuri të paligjshme," tha Topi në një ceremoni që shënonte përvjetorin e pestë të ILDKP. Ai kritikoi gjithashtu 175 zyrtarë të shtetit që kanë refuzuar të deklarojnë pasuritë e tyre.

Në lajme të tjera, ministri i shëndetësisë Nard Ndoka paralajmëroi të enjten se punonjësit mjekësorë të përfshirë në korrupsion do të ndeshen me procedimin penal. Deklarimi i tij pasoi një seri rastesh korrupsioni raportuar nga media. (Shekulli, Top Channel, Koha Ditore, Koha jone, BalkanWeb - 11/07/08)