Gjykata hollandeze hedh poshtë apelet e të shpëtuarve të Srebrenicës kundër OKB-së dhe Hollandës

11/07/2008

HAGË, Hollandë -- Një vendim të enjten (10 korrik) nga Gjykata e Qarkut e Hagës, bllokon efektivisht një padi civile kundër Hollandës dhe OKB-së në emër të rreth 6,000 të afërmëve të të vrarëve në masakrën e korrikut 1995 në Srebrenicë. Gjykata konfirmoi imunitetin e OKB-së nga ndjekja penale në cilindo gjykatë vendi. "Hetimi i gjykatës në ndonjë konflikt të mundshëm midis imunitetit absolut të vlefshëm në ligjin ndërkombëtar të OKB-së dhe standardeve të tjera të ligjit ndërkombëtar nuk shpie në një përjashtim nga ky imunitet," shkruan gjykatësit. Ankuesit akuzojnë OKB dhe Hollandën për mosndalimin e masakrës e cila filloi pasi forcat serbe boshnjake morën enklavën muslimane.

Të premten, mijra vetë u mblodhën në një memorial në Srebrenicë për të përkujtuar 13 vjetorin e masakrës. Mbetjet e më tepoër se 300 viktimave të reja të identifikuara u varrosën atje si pjesë e ceremonisë. (Nezavisne Novine, BBC - 11/07/08; RTRS, Fena, DPA, AKI - 10/07/08)