Brukseli pret konferencën e donatorëve për Kosovën

11/07/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Të premten (11 korrik) gjatë një konference ndërkombëtare donatorësh, BE u zotua për 500 milion euro për të ndihmuar rindërtimin e Kosovës dhe për të garantuar stabilitetin e vet. Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn tha se konferenca është çelësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për atë të krejt rajonit. Do të ketë kushte të rrepta në menazhimin e parave të donatorëve, një provë e rëndësishme e autoriteteve të Kosovës, tha ai. Kosova shpreson se donatorët do të ofrojnë një total prej 1.5 miliard eurosh.

Përpara konferencës, autoritetet e Kosovës aplikuan të enjten për anëtarësim në FMN dhe Bankën Botërore.

Në lajme të tjera të enjten, ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni dhe homologu i tij belg Karel De Guçt nënshkruan marrëveshjen e parë ndërshtetërore mbi ndihmën ndaj institucioneve të Kosovës. Marrëveshja parashikon ndihmë për Agjensinë e Pronave të Kosovës, një projekt të kontrollit të armëve dhe Avokatin e Popullit. (BBC, Koha Ditore, Lajm, Reuters, Zeri - 11/07/08; Kohavision, RTK - 10/07/08)