Policia turke ndal të dyshuarin në sulmin ndaj konsullatës së SHBA

11/07/2008

ANKARA, Turqi -- Media lokale raportoi se policia arrestoi të enjten (10 korrik) shoferin e dyshuar të makinës së përdorur në sulmin e së mërkurës kundër konsullatës së SHBA në Stamboll që mori gjashtë jetë njerëzish. I dyshuari thuhet se arriti të largohet pasi policia vrau tre nga bashkëpunëtorët e tij.

Në lajme të tjera, dhjetë militantë nga Partia terroriste e Punëtorëve të kurdistanit dhe një roje fshati u vranë të premten në përleshjet në krahinën juglindore Simak, raportoi CNN Turk. Nuk ka informacion tjetër në dispozicion për tani. (Sabah, Turkish Press, Euronews, CNN Turk, Hurryet - 11/07/08; Reuters - 10/07/08)