Ban i OKB-së do të takojë krerët qipriotë përpara një vendimi vendimtar mbi bisedimet e drejtpërdrejta

11/07/2008

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun do të takohet më vete javën tjetër me presidentin qipriot Demetris Kristofias dhe kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat, përpara se ata të vendosin në se do të nisin bisedimet e drejtpërdrejta mbi ribashkimin e Qipros. Sipas raporteve si nga media turke dhe greke të enjten (10 korrik), Ban pritet të takojë Kristofias në Paris dhe Talat në Berlin si një gjest simbolik në mbështetje të përpjekjeve të ribashkimit. OKB pritet gjithashtu të finalizojë emërimin e ish ministrit të jashtëm australian Aleksander Douner si i dërguari i ri i OKB-së në Qipro. Gjatë një takimi më pas këtë muaj, Kristofias dhe Talat do të vlerësojnë përsëri punën nga ekipet që hedhin bazat për bisedimet e drejtpërdrejta. (Famagusta Gazette, Philelefteros, Kathimerini - 11/07/08, CNA, ANA-MPA, Anadolu news agency, Hurryiet - 10/07/08)