11/07/2008
BAGDAD, Irak -- Kryeministri Nuri al-Maliki dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord të enjten (10 qershor) të rritin marrëdhëniet e ndërsjellta politike dhe ekonomike, gjatë vizitës për gjithë ditën të Erdogan në Bagdad, e para vizitë nga një kryeministër turk në 18 vjet. Gjatë një konference shtypi pas takimit të tyre, Erdogan i kërkoi rajonit të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur qeverinë e Irakut në rindërtimin e vendit pas viteve të luftës. Ai tha se të dy vendet duan të vendosin një "zonë sigurie" për t'ja dalë kërcënimeve terroriste në rajon. Qeveria e Irakut u zotua për mbështetjen e saj për luftën e Turqisë kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e cila përdor bazat në Irakun e veriut për të planifikuar sulme në Turqi. Dy kryeministrat njoftuan gjithashtu ngritjen e një këshilli turk-iraken për bashkëpunimin strategjik duke përfshirë ministritë për sigurimin, energjinë, tregtinë, investimet dhe burimet ujore. (Sabah, Zaman, Turkish Press - 11/07/08, Hurryiet, AP, Reuters - 10/07/08)