Gjykata e OKB-së liron ish ministrin e brendshëm maqedonas

11/07/2008

HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB-së liroi të enjten (10 korrik) ish ministrin e brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski për krimet e luftës të rrjedhura nga një sulm policor kundër një fshati etnik shqiptar në 2001. Por gjykatësit gjetën bashkë të pandehurin e Boshkovskit, ish oficerin e policisë Johan Tarkulovski, i cili udhëhoqi sulmin, fajtor për vrasjen e tre fshatarëve dhe e dënoi atë me 12 vjet burg. Gjykata përfundoi se Tarkulovski planifikoi dhe urdhëroi sulmin mbi civilët në Ljuboten por nuk gjeti prova se Boshkovski ishte përgjegjës për krimet si komandant suprem i forcave të sigurimit. Përveç vrasjeve, Tarkulovski u dënua për shkatërrimin e pronës dhe trajtimin shnjerëzor të 23 civilëve shqiptarë. Sulmi në Ljuboten është i vetmi rast i krimeve të luftës në Maqedoni që është shqyrtuar nga gjykata e OKB-së. (Dnevnik - 11/07/08, Makfax, A1, AP, AFP, RIA Novosti, Radio Netherlands - 10/07/08)