10/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Shqipëria është pranë ndërtimit të centralit të saj të parë bërthamor. Në një takim kabineti të mërkurën (9 korrik), kryeministri Sali Berisha i kërkoi ministrit të financave Ridvan Bode të ndjekë procedurat që do të mundësonin vendin të përdorte energjinë bërthamore. "[G-8] diskutoi çështjen dhe nuk ka arsye pse Shqipëria nuk mund të ndërtojë një nga 1,000 centralet e planifikuar," tha Berisha. (Koha Jone, TVSH, Gazeta Shqiptare - 10/07/08)