10/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Ligjbërësit kroatë kaluan të mërkurën (9 korrik) një projekt-ligj për të luftuar diskriminimin megjithë kritikat e zhurmshme të kishës katolike. Projekt-ligji vjen nga orvatjet e Kroacisë për të renditur legjislacionin e vet me të BE me të cilën shpreson të bashkohet deri në 2010.
Kisha katolike, ashtu dhe rrethet fetare ortodokse e islamike, janë kundër legjislacionit që denoncon diskrimiminim bazuar në "identitetin, paraqitjen dhe orientimin seksual". (AFP, HRT, Javno.com - 09/07/08)