PKK rrëmben tre alpinistë gjermanë në Turqinë lindore

10/07/2008

ANKARA, Turqi -- Partia separatiste e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) rrëmbeu tre alpinistë gjermanë të martën (8 korrik) nga një grup prej 13 alpinistësh, në krahinën lindore Agri, tha guvernatori i krahinës Mehmet Çetin. Ai tha se militantët kurdë i rrëmbyen alpinistëtë si një hakmarrje për veprimet e fundit të Berlinit kundër shoqatave dhe mbështetësve të PKK në Gjermani.

Në lajme të tjera, media lokale raportoi se një bombë rruge që i vishet PKK plagosi tetë ushtarë dhe një roje fshati në krahinën e Hakarit. (Hurryiet, Dogan news agency, Turkish Daily News - 10/07/07, Anadolu news agency, DPA - 09/07/08)