10/07/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak ktheu të mërkurën (9 korrik) dokumentet e udhëtimit të 19 personave të dyshuar për lidhje me rrjetin e mbështetësve të të paditurit për krime lufte Stojan Zupljanin. Pas konsultimit me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, Lajçak vendosi se nuk kishte më arsye të mbante dokumentet e këtyre personave. Policia e arrestoi Zupljanin në 11 qershor në një apartament në Beograd. (OHR website, RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Fena, Beta - 09/07/08)