Rumania do të futë politikën e re të vizave tranzite

10/07/2008

BUKURESHT, Rumani -- Rumania do të futë në fuqi një politikë të re mbi vizat tranzite duke filluar nga e premtja (11 korrik), njoftoi ministria e punëve të jashtme. Autoritetet do të futin një kuadër të thjeshtuar ligjor për të huajt që kalojnë nëpër Rumani. Shtetasit e vendit të tretë do të jenë në gjendje të kalojnë Rumaninë pa vizë tranzit brenda pesë ditëve, në qoftë se kanë një nga tre tipet e vizave përshkruar nga marrëveshja e Shengenit: një vizë uniforme, një vizë qëndrimi të gjatë apo një leje qëndrimi. (Mediafax, Rompres - 09/07/08, Adevarul - 08/07/08)