Rajs merr Stara Planina për rolin në lirimin e punonjësve bullgarë të mjekësisë

10/07/2008

SOFJE, Bullgari -- Sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs kaloi pesë orë në Sofje të mërkurën (9 korrik) për të takuar zyrtarët e lartë qeveritarë dhe për të marrë nderimin më të madh të shtetit bullgar, medaljen Stara Planina, për rolin e saj në lirimin e pesë punonjësve mjekësorë bullgarë dhe një mjeku palestinez në Libi vitin e kaluar. Në një takim me ministrin e jashtëm Ivajlo Kalfin, Rajs diskutoi perpektivat e bashkëpunimit të zgjeruar të energjisë midis SHBA dhe Bullgarisë. Kalfin i tha televizionit NTV pas takimit se tubacioni i gazit natyror Nabucco ishte një pikë e madhe në axhendë.

Të tjera çështje të diskutuara përfshinë eleminimin e kërkesës për vizë për turistët dhe biznesmenët bullgarë që bëjnë vizita të shkurtra në Shtetet e Bashkuara. (Reuters, BTA, BNR, Focus - 09/07/08)