Nis në Hagë gjyqi i krimeve të luftës të Milan dhe Sredoje Lukiç

10/07/2008

HAGË, Hollandë -- Filloi të mërkurën (9 korrik) gjyqi i dy kushërinjve serbë boshnjakë akuzuar për vrasjen e 150 muslimanëve në Vishegrad gjatë luftës 1992-1995 në Bosnje dhe Herzegovinë. Milan Lukiç, 40 vjeç dhe Sredoje Lukiç, 47 vjeç, ndeshen me akuza për kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe shkelje të rendit të ligjit. Milan komandonte një grup paraushtarak serb të njohur si Hakmarrësit ose Shqipet e Bardha, që ishte aktiv në qytetin e Vishegradit. Kushëriri i tij, Sredoje, ishte anëtar i grupit. Akuza pretendon se veprimet kundër jo-serbëve në Vishegrad përbënë një nga fushatat më të dhunshme të pastrimit etnik në territorin e ish Jugosllavisë. (AFP, RIA Novosti, RTS, Dnevni Avaz, Tanjug, Studio B - 09/07/08)