Vendimi vendimtar mbi bisedimet e drejtpërdrejta të Qipros do të merret në 25 korrik

09/07/2008

NIKOSIA, Qipro -- Krerët grek qipriot e turk qipriot do të vendosin në 25 korrik në se do të lëvizin ndaj bisedimeve të drejtpërdrejta të ribashkimit, tha të martën (8 korrik) në një konferencë shtypi në Nikosia, presidenti grek qipriot Demetris Kristofias. Gjatë një takimi në fund të këtij muaji, Kristofias dhe homologu i tij turk qipriot Mehmet Ali Talat, do të bëjnë vlerësimin përfundimtar të punës së ekipeve përgatitore. Të dy palët favorizojnë një federatë bi-zonale, bi-komunale por ka ende mosmarrëveshje rreth qeverisjes, sovranitetit, pronës dhe çështjeve të tjera.

Të martën, Kristofias u takua me komisionerin e Këshillit të Evropës (COE) për të drejtat e njeriut, Thomas Hamarberg, i cili ka gjithashtu në plan të takojë Talat dhe përfaqësuesit e disa OJQ-ve. (Zaman - 09/07/08, Hurryiet, Famagusta Gazette, Anadolu News Agency, ANA-MPA In.news, CNA, Philelefteros, Politis - 08/07/08)