Turqia shtyn për një vit tjetër misionin e vet ushtarak në Liban

09/07/2008

ANKARA, Turqi -- Ligjbërësit turq miratuan të martën (8 korrik) shtyrjen e misionit ushtarak turk brenda Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban, për një tjetër vit. Turqia mban rreth 1,000 trupa në Liban, më së shumti detarë. Më tepër se 260 ushtarë dhe inxhinierë shërbejnë në terren si pjesë e forcës paqeruajtëse të OKB-së. Misioni i tyre do të përfundonte në 31 gusht, por miratimin e parlamentit mandati i tyre i shtyrë do të nisë në 5 shtator.

Në lajme të tjera, vizita e pritur gjatë e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në Irak është vendosur për të enjten (10 korrik), raportoi media turke. Erdogan do të takohet me zyrtarët e lartë të Irakut, duke përfshirë presidentin Xhalal Talabani dhe kryeministrin Nuri al-Maliki. (Hurryiet, AP, Anadolu News Agency - 08/07/08)