Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështet pragun zgjedhor në Turqi

09/07/2008

STRASBURG, Francë -- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) vendosi të martën (8 korrik) se pragu zgjedhor prej 10% në Turqi nuk përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Trembëdhjetë gjykatës të Dhomës së Madhe mbështetën vendimin, ndërsa katër qenë kundër tij. Me vendimin, gjykata hedh poshtë një apel të mbushur në 2003 nga dy ligjbërës turq nga Partia e shpërbërë Popullore Demokratike (DEHAP) që pretendonte se pragu zgjedhor cënon ligjin e të drejtave të njeriut.

Në lajme të tjera, media turke raportoi të martën se ministria e drejtësisë ka caktuar dy inspektorë për të hetuar vdekjen e biznesmenit Kudisi Okir,që policia e paraburgosi gjatë një hetimi të një grupi të vijës së ashpër të dyshuar për një komplot. Okir, i burgosur për 13 muaj, vdiq nga kanceri të dielën, gjashtë ditë pasi një spital nisi ta trajtonte atë. Gruaja e tij pretendon se vonesa e diagnozës dhe trajtimit shpunë në vdekjen e tij. (Zaman, Turkish Press, Sabah - 09/07/08, Hurryiet, PoliGazette - 08/07/08)