Udhëheqja maqedonase mban konsultime për mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë

09/07/2008

SHKUP, Maqedoni -- Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski u takua të martën (8 korrik) me kryeministrin Nikola Gruevski për të diskutuar qëndrimin e Shkupit në bisedimet për mosmarrëveshjen e emrit me Athinën. I pranishëm ishte gjithashtu ministri i jashtëm Antonio Milososki, shefi i kabinetit Martin Protoger dhe përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedime, Nikola Dimitrov. Askush nuk dha deklaratë pas takimit i cili zgjati rreth dy orë.

Ndërkohë, media greke e maqedonase raportuan të martën se ndërmjetësi i OKB-së për mosmarrëveshjen, Matthew Nimetz, do të mbajë takime më vete në Nju Jork me përfaqësuesit e Greqisë dhe Maqedonisë, Ai thuhet se do të takohet me palën maqedonase të premten dhe me atë greke të hënën. (Utrinski Vesnik - 09/07/08; Kathimerini, ANA-MPA, MIA, Telma, A1 - 08/07/08)