Do të nisë javën tjetër gjyqi kundër të dyshuarit për krime lufte Veselinoviç

09/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Gjyqi kundër Rade Veselinoviç, një serb boshnjak i akuzuar për krime të luftës të kryera në 1992 në periferinë e Sarajevës, Haxhiçi, do të nisë në 18 korrik. Zyrtarët e caktuan datën të martën (8 korrik) në një konferencë statusi mbi rastin. Akuza ka caktuar dëgjimin e 32 dëshmitarëve dhe paraqitjen e 68 pjesëve të provave materiale. Në konferencën e së martës, megjithatë, prokurori Milorad Barasin tha se numri i dëshmitarëve "mund të reduktohet" në vartësi të zhvillimit të paraqitjes.

Veselinoviç, që punoi për skuadrën e policisë ushtarake në Republika Srpska (RS) qëndron i akuzuar për vrasje, tortura, zhdukje me forcë, burgosje të paligjshme dhe krime të tjera të luftës. (RTRS, SRNA, BHRT - 08/07/08; Fena - 07/07/08)