09/07/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Negociatat mbi statusin e Kosovës kanë mbaruar, tha të martën (8 korrik) shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, në qytetin e Mitrovicës. "Tani ne po hymë në një stad të ri të zgjidhjes së problemeve," tha ai gjatë vizitës së tij të parë në Kosovën e veriut që nga arritja në vend muajin e shkuar.
Gjithashtu të martën, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë Politike në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të MB, Mark Lyall Grant, bëri një vizitë në Prishtinë. Ai tha se as Britania e as Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit nuk do të miratojë strukturat paralele serbe në Kosovë. "Qëndrimi ynë është i qartë: ndarja nuk është një opsion," tha Grant.
Të njëjtën ditë, në Prishtinë u ngrit një këshill bashkërendues për rendin e ligjit. Bashkëkryetarët e tij janë nënkryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe komandanti i EULEX Yves de Kermabon. (Express, Telegrafi, Koha Ditore, Kohavision, Zeri, Lajm, Epoka e re - 09/07/08; Kosovapress, Kosovalive - 08/07/08)