Presidenti Topi propozon gjashtë kandidatë për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

09/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi propozoi gjashtë kandidatë të rinj të martën (8 korrik) për të mbushur vendet vakante në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë. Parlamenti do të shqyrtojë tani propozimet. Më parë këtë javë, dy partitë e mëdha, Partia qeverisëse Demokratike (PD) dhe opozita kryesore, Partia socialiste (PS) ranë dakord të ndryshojnë procedurat e vlerësimit parlamentar me qëllim që të futin një diskutim midis parlamentit dhe prasidentit përpara se ligjbërësit të marrin vendimin e tyre. Ligjbërësit i kundërshtuan dekretet e mëparshme të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dy javë më parë, duke shkaktuar një krizë politike. (Balkan web, Koha Jone, BBC - 09/07/08)