Bën betimin kryeministri i ri serb

09/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Kryeministri Mirko Cvetkoviç mori përsipër detyrat e tij të martën (8 korrik) pas një ceremonie betimi në Beograd. Ai zëvendëson Vojislav Koshtunicën. Cvetkoviç, 57 vjeç, tha se pranimi në BE do të jetë përparësia kryesore e kabinetit të tij dhe u zotua të shtyjë përpara ratifikimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE. Ai u zotua gjithashtu se qeveria e tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën si një vend të pavarur.

Të hënën, ndërkohë, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Serbisë njoftoi se ish kryeministri Vojislav Koshtunica nuk do të jetë deputet, "përkohësisht". Në vend të kësaj, ai do të kryesojë këshillin politik që ngriti një takim i partisë të martën. (Politika, Danas - 09/07/08; DPA, Tanjug, Beta, B92, RTRS, SRNA, RTS - 08/07/08)