09/07/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan të mërkurën (9 korrik) protokollet mbi pranimin e tyre në NATO, në selinë e Aleancës në Bruksel. Me nënshkrimin, të dy vendet bënë një tjetër hap në udhën e anëtarësimit të plotë që pritet në samitin e NATO-s në Strabburg dhe Kehl vitin tjetër. Hapi tjetër pas siglimit të protokolleve për Shqipërinë dhe Kroacinë do të jetë ratifikimi i traktatave të tyre të pranimit. (HRT, MIA, AFP, Deutsche Welle - 09/07/08)