Ish polici kroat dënohet me 20 vjet burg

08/07/2008

ZAGREB, Kroaci -- Një gjykatë në Osjek të hënën (7 korrik) dënoi ish policin Antun Gudelj me 20 vjet burg për vrasje të trefishtë në nisje të konfliktit kroat-serb në korrik 1991. Gjykata e dënoi Gudelj që mban shtetësi të dyfishtë kroate-australiane dhe u ekstradua nga Australia në qershor 2007, për vrasjen e shefit të policisë në Osjek, Josip Reihl Kir dhe të këshilltarëve bashkiakë Milan Knezeviç dhe Goran Zobunxhija. Të tre viktimat punonin për të pakësuar tensionin etnik në Osjek. (AFP, Dnevnik, Javno.com - 07/07/08)