08/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi tha të hënën (7 korrik) se problemet politike nuk duhet të pleksen me sistemin gjyqësor. Topi, që ndoqi një takim të Gjykatës së Lartë i bëri thirrje organizmit t'i kushtojë më tepër vëmendje reformave. "Është e rëndësishme të përcaktohet se problemet politike të vendit nuk duhet në asnjë kohë të prekin sistemin gjyqësor," tha presidenti. Disa javë më parë parlamenti ktheu dekretin e presidentit për pesë të propozuar për Gjykatën e Lartë. Presidenti i përshkroi kundërshtimet si veprime politike.
Në lajme të tjera, Komisioni Evropian (KE) do që Shqipëria të intensifikojë luftën e vet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha të hënën përfaqësuesi i BE në Shqipëri Dirk Lange. "Strategjia e anti-korrupsionit duhet të zbatohet me qëllim që të arrihen përmirësime në këtë fushë," tha Lange. (Shqip - 08/07/08; VOA, Balkan Web, Top Channel - 07/07/08)