Presidenti bullgar mban debat mbi reformën zgjedhore

08/07/2008

SOFJE, Bullgari -- Presidenti Georgi Parvanov tha të hënën (7 korrik) se duhet të ketë rregulla të qarta e transparente për shoqërimin, regjistrimin dhe funksionimin e partive politike në Bullgari. Në muajt e fundit, Parvanov ka folur me forcë në favor të sistemit mazhoritar të votimit. Ekzistenca e më tepër se 380 partive u heq atyre çdo përmbajtje reale dhe i kthen në një maskë për interesat e korporatave dhe biznesit dhe në një instrument për akumulimin e pasurisë, tha Parvanov të hënën. Partitë më të mëdha kanë dalë kundër një ndryshimi të mundshëm të staus quo.

Gjithashtu të hënën, kryeministri bullgar Sergej Stanishev tha se dështimi i Maqedonisë për të marrë një ftesë për t'u bashkuar me BE do të krijonte një seri problemesh brenda vendit që kërcënojnë stabilitetin në Bullgari dhe Greqi gjithashtu. Në një intervistë me gazetën greke Imerisia, Stanishev shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai vuri në dukje megjithatë se qe shumë e qartë se Maqedonia do të mbetej jashtë BE në qoftë se nuk zgjidhte mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë. (Utrinski Vesnik, Vecer, Sega - 08/07/08; Darik, Actualno, Netinfo, BTA, Focus, Sofia news agency, INA, Makfax, Sitel - 07/07/08)